An-Nahl
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَأَوْفُوا۟ بِعَهْدِ ٱللَّهِ إِذَا عَـٰهَدتُّمْ وَلَا تَنقُضُوا۟ ٱلْأَيْمَـٰنَ بَعْدَ تَوْكِيدِهَا وَقَدْ جَعَلْتُمُ ٱللَّهَ عَلَيْكُمْ كَفِيلًا ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُ مَا تَفْعَلُونَ 91
Zbatojeni premtimin që ia keni dhënë Allahut,... -Kjo fjali përfshin të gjitha premtimet që robi i ka dhënë Zotit të tij, qofshin këto adhurime, betime apo zotime. Nëse plotësimi i tyre është vepër e mirë, atëherë është detyrë që t’i përmbushësh ato me korrektësi. Ajo përfshin, gjithashtu, edhe llojet e ndryshme të marrëveshjeve dhe kontratave, premtimet dhe zotimet, me të cilat njeriu ngarkon veten t’i kryejë. Në të gjitha këto raste, ai e ka detyrë përmbushjen e këtyre detyrimeve, nëse e ka mundësinë. Duke na ndaluar nga thyerja e këtyre premtimeve, Allahu i Madhëruar thotë:... e mos i thyeni betimet pasi i keni bërë(e përforcuar) ato, dhe Allahun e keni marë si dëshmues mbi ju! -Mos i thyeni betimet e premtimet, pasi ia jepni njëri-tjetrit me emrin e Zotit! Edhe ju që nënshkruani kontrata e pakte të ndryshme, e keni të ndaluar që t’i shkelni ato marrëveshje, për të cilat merrni Zotin si dëshmitar e garantues. Kështu ju do të ishit mosrespektues të madhështisë së Allahut. Si mund ta bëni këtë, kur pala tjetër e ka pranuar zotimin tuaj, duke pasur Allahun si dëshmitar dhe garantues?! Ashtu sikurse pala tjetër ju ka besuar, ashtu edhe ju plotësojini me besnikëri pikat e marrëveshjeve.Vërtet, Allahu di gjithçka që bëni ju. -Allahu do ta shpërblejë çdo njeri sipas veprave dhe qëllimit që ka patur.