An-Nahl
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
ٱلَّذِينَ صَبَرُوا۟ وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ 42
Janë ata që bënë durim... -Ata ishin durimtarë për të përmbushur urdhëresat e Zotit me sinqeritet dhe korrektësi, të duruar për t’u ruajtur e për t'u frenuar nga ndalesat e Zotit, të duruar për të pranuar me kënaqësi e qetësi caktimet e Zotit mbi ta, të duruar në përballimin me maturi të sprovave dhe mundimeve që bota u dha për shkak të besimit dhe përkushtimit të tyre ndaj Allahut. Cilësia tjetër e tyre:...dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën. -Vetëm Allahut iu mbështetën dhe i kërkuan ndihmë për të plotësuar urdhëresat e Tij. Ata nuk u mbështetën në veten e vet për asnjë çast. Përmes kësaj mbështetjeje të plotë në Zotin e tyre, u rregullua gjendja dhe punët e tyre dhe ata ia dolën të realizojnë përkushtimin dhe adhurimet ndaj Zotit. Këto dy cilësi të mrekullueshme, domethënë, durimi dhe mbështetja e plotë në Zotin, janë garancia për rregullimin e të gjitha punëve dhe çështjeve të njeriut. Çdokush që ka pasur disfatë ose ka humbur ndonjë mirësi, e ka humbur për shkak të mangësisë në durimin e tij dhe për shkak të mosinvestimit të të gjitha mundësive e forcave të tij, nga njëra anë; dhe nga ana tjetër, për shkak të mosmbështetjes së plotë në Allahun e Madhëruar e të moskërkimit të ndihmës nga Ai.