Skip to content
Tafsir As-Saadi · An-Nahl
Sūrah 16

An-Nahl

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 126

وَإِنْ عَاقَبْتُمْ فَعَاقِبُوا۟ بِمِثْلِ مَا عُوقِبْتُم بِهِۦ ۖ وَلَئِن صَبَرْتُمْ لَهُوَ خَيْرٌ لِّلصَّـٰبِرِينَ 126

Allahu i Madhëruar na mëson se drejtësia është e lejuar, por nga ana tjetër, Ai na nxit për falje e tolerancë, që është më e pëlqyeshme. Ai thotë:Nëse zgjidhni të ndëshkoni(sipas ligjit), atëherë bëjeni po në atë masë sa jeni dëmtuar ju! -Nëse i ndëshkoni ata që ju kanë dëmtuar me fjalë ose me vepra, bëjeni këtë, por vetëm në atë masë sa jeni dëmtuar ju, aspak më tepër.E nëse duroni(dhe falni), pa dyshim që kjo është më e mira për durimtarët. -Nëse përmbaheni dhe e falni tjetrin për padrejtësitë që të ka bërë, kjo është më e mirë sesa marrja e hakut tërësisht, duke kërkuar barazinë. Sigurisht, shpërblimi që gjendet tek Zoti është shumë më i mirë dhe është përfundim më i lumtur, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ndëshkimi i së keqes (lejohet të) bëhet me një të keqe në të njëjtën masë. Megjithatë, kush fal e përmirëson, shpërblimin e ka tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do të padrejtët.” [Shura 40]. Në vijim, Allahu i Madhëruar urdhëron Profetin e Tij që të bëjë durim dhe të jetë këmbëngulës e i vazhdueshëm në thirrjen e krijesave për në fenë e Tij, duke iu mbështetetur vetëm Allahut në këtë mision. Profeti porositet që kurrë të mos mbështetet tek vetja, por vetëm tek Zoti.