An-Nahl
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيْكُمُ ٱلْمَيْتَةَ وَٱلدَّمَ وَلَحْمَ ٱلْخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ لِغَيْرِ ٱللَّهِ بِهِۦ ۖ فَمَنِ ٱضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍ وَلَا عَادٍ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ 115
Ai jua ndaloi vetëm të ngordhurën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që nuk theret në emër të Allahut. -Ai ju bëri të ndaluara veçse ato gjëra që janë të dëmshme, dhe kjo është shenjë kujdesi për ju. Tek “të ngordhurat” përfshihet çdo kafshë që nuk është therur me mënyrën e përcaktuar nga Sheriati. Këtu përjashtohen peshqit dhe karkalecat. Sa i përket gjakut, bëhet fjalë për gjakun e derdhur me forcë. Ndërsa gjaku që mbetet nëpër arterie dhe mish nuk është i dëmshëm. Mishi i derrit është bërë haram sepse është i pështirë dhe shumë i dëmshëm për organizmin. Kjo ndalesë përfshin mishin, dhjamin dhe të gjitha pjesët e derrit. Sa u përket kafshëve që nuk theren në emër të Allahut, këtu futen, për shembull, ato kafshë që theren në emër të idhujve, varreve, etj., sepse kjo është një vepër shirku. Pastaj Allahu i Gjithëmëshirshëm thotë:Por, kush detyrohet(t’i hajë)pa bërë padrejtësi e pa e tepruar(në ngrënie), Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë. -Kështu, nëse jeni në një gjendje të tillë që rrezikoni vdekjen nëse nuk hani e pini ndonjë gjë nga këto të ndaluara, atëherë nuk është gjynah nëse i hani, por me kusht që të mos e kaloni kufirin e asaj që lejohet në këtë rast. Nëse do të ishte në kushte normale, besimtari kurrë nuk do të përdorte haramin. Por edhe kur është në kushte rreziku për jetën, ai nuk e kalon masën e domosdoshmërisë. Masa e domosdoshmërisë është aq sa të mos vdesësh, e jo për t’u ngopur. Më pas, i Madhëruari na porosit që të jemi të kujdesshëm: