Al-Hijr
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةً لِّلْمُؤْمِنِينَ 77
Në gjithë këto(ngjarje)ka Argumente për ata që besojnë. -Në këtë ndodhi ka shumë mësime dhe dobi, por në mënyrë të veçantë theksohet përkujdesja e madhe e Allahut të Lartësuar për të dashurin e Tij, Ibrahimin (a.s), dhe për Lutin (a.s), i cili ishte një nga pasuesit dhe nxënësit e afërt dhe të bindur të Ibrahimit. Për këtë arsye, kur Allahu i Lartësuar vendosi ta shkatërronte popullin e Lutit me ndëshkimin e merituar, i urdhëroi melekët e Tij që fillimisht të shkonin te Ibrahimi (a.s), ta përgëzonin për lindjen e një djali dhe ta njoftonin për misionin e tyre. Ibrahimi (a.s) u përpoq të polemizonte me mysafirët rreth çështjes së shkatërrimit të qytetit, por ata e bindën atë me argumente nga Zoti, duke ia qetësuar zemrën. Kështu u kujdes Allahu i Lartësuar për Ibrahimin (a.s), duke e qetësuar për atë që do të ndodhte. Po kështu u kujdes Allahu i Lartësuar edhe për Lutin (a.s). Duke qenë se bëhej fjalë për shkatërrimin e popullit të tij, ndoshta Luti do të ndiente keqardhje dhe dhembshuri për ta. Atëherë, Allahu i Lartësuar bëri të mundur disa shkaqe, që Luti të ndiente zemërim dhe urrejtje për ta, aq sa po i dukej larg koha e ndëshkimit të tyre, edhe pse Allahu i Lartësuar i tha: "Afati i tyre është mëngjesi. A nuk është afër mëngjesi?!” Kur Allahu i Lartësuar vendos për të shkatërruar një vend, atëherë në atë vend, fillimisht, do të shtohet ligësia dhe teprohet me kalimin e kufijve. Pas këtyre, pritet ndëshkimi i dhimbshëm dhe i meritueshëm.