Skip to content
Tafsir As-Saadi · An-Naas
Sūrah 114

An-Naas

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verses 4–5

مِن شَرِّ ٱلْوَسْوَاسِ ٱلْخَنَّاسِ 4 ٱلَّذِى يُوَسْوِسُ فِى صُدُورِ ٱلنَّاسِ 5

“...Prej së keqes së nxitësit të ligësisë, që rri në pritë(i fshehur), I cili i trazon zemrat e njerëzve...” -Prej sherrit të Shejtanit janë dhe vesveset që ai fut në zemrat dhe shpirtrat e njerëzve. Ai ua hijeshon dhe zbukuron atyre të keqen. Ai i nxit tek ata dëshirën për ta vepruar të keqen dhe i bën entuziastë për këtë. Po ashtu, ai ua shëmton të mirën njerëzve dhe i rëndon ata, duke ua vështirësuar kryerjen e të mirave. Shejtani i mallkuar ua paraqet të mirën jo me pamjen e saj të vërtetë, por me një formë të shëmtuar, të lodhshme dhe të keqe. Kjo është puna e tij e vazhdueshme me njerëzit. I Mallkuari vazhdimisht fut vesvese dhe pastaj fshihet, tërhiqet e struket, sa herë që robi kujton Zotin e tij dhe mbështetet tek Ai për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe. Prandaj, në këtë ajet, thuhet që i Mallkuari është ai “që fshihet”. Sa herë që robi kujton Zotin e tij dhe mbështetet plotësisht tek Ai, për t’u ruajtur nga sherri i vesveseve dhe nga dëmi i Shejtanit, ky i mallkuar struket i pafuqishëm dhe i poshtëruar. Vesveset vijnë prej xhindëve, por vijnë edhe prej njerëzve, prandaj i Lartësuari thotë më tej: