Skip to content
Tafsir As-Saadi · Hud
Sūrah 11

Hud

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 34

وَلَا يَنفَعُكُمْ نُصْحِىٓ إِنْ أَرَدتُّ أَنْ أَنصَحَ لَكُمْ إِن كَانَ ٱللَّهُ يُرِيدُ أَن يُغْوِيَكُمْ ۚ هُوَ رَبُّكُمْ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ 34

“Këshilla ime nuk ka për t'ju bërë dobi, edhe pse dua shumë t’ju këshilloj, nëse Allahu dëshiron t’ju lërë në humbje.” -Kuptojeni mirë se udhëzimi është tërësisht në dorën e Allahut. Nëse Ai, për shkak të refuzimit tuaj të padrejtë të së vërtetës, dëshiron t'ju lërë në humbje, përpjekjet e mia për t'ju këshilluar e qortuar nuk kanë për të sjellë ndonjë dobi. Edhe sikur të përdorja format më të fuqishme të këshillës, - që në fakt ai e bëri, - kjo nuk do t'ju sillte asnjë dobi. Dijeni, o të mjerë, se:“Ai është Zoti juaj dhe vetëm tek Ai ju do të ktheheni.” -Ai është Krijuesi juaj dhe vepron me ju ashtu si dëshiron, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Asnjëherë mos e harroni se ju do të ktheheni tek Ai, i Cili do t'ju shpërblejë sipas veprave tuaja. Prandaj nxitoni të pranoni ftesën e Zotit dhe të jetoni sipas saj, para se të jetë shumë vonë!