Skip to content
Tafsir As-Saadi · Hud
Sūrah 11

Hud

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 10

وَلَئِنْ أَذَقْنَـٰهُ نَعْمَآءَ بَعْدَ ضَرَّآءَ مَسَّتْهُ لَيَقُولَنَّ ذَهَبَ ٱلسَّيِّـَٔاتُ عَنِّىٓ ۚ إِنَّهُۥ لَفَرِحٌ فَخُورٌ 10

Por kur Ne i dhurojmë atij të mira, pasi një e keqe e ka goditur, ai thotë: “Kaluan të këqijat prej meje.”. Vërtet, ai gëzohet tej mase dhe bëhet mendjemadh. -Edhe pas sprovave e fatkeqësive, kur i Madhëruari i dhuron mirësi e begati nga mëshira e Tij e madhe, njeriu, i shquar për injorancën dhe padrejtësinë e tij të thellë, tregohet menjëherë fodull. Duke pretenduar se kjo mirësi do të vazhdojë gjithmonë për të, ai thotë: “Kaluan të këqijat prej meje.” Ky lloj njeriu është ashtu sikurse e ka përshkruar Zoti i Lartësuar: “feriĥun feħûr”, domethënë, i tillë që e sheh të gëzohet për ato gjëra që i shkojnë sipas dëshirave të veta dhe u lëvdohet padrejtësisht krijesave të Zotit për mirësitë që, pa dyshim, janë thjesht të dhuruara nga i Urti. Në këtë mënyrë, njeriu tregohet i vetëkënaqur, i vrazhdë dhe mendjemadh ndaj krijesave. Por, i mjeri, nuk e kupton se kjo është mangësia dhe defekti më i madh, të cilin ai nuk ka sy ta shohë. E tillë është në përgjithësi natyra e njeriut, përveç atyre që i Madhëruari i udhëzon dhe i shpëton nga këto cilësi të ulëta: