Al-Fil
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَأَرْسَلَ عَلَيْهِمْ طَيْرًا أَبَابِيلَ 3 تَرْمِيهِم بِحِجَارَةٍ مِّن سِجِّيلٍ 4 فَجَعَلَهُمْ كَعَصْفٍ مَّأْكُولٍۭ 5
Ai lëshoi kundër tyre shpendë, që erdhën tufa-tufa.Dhe që i gjuajtën ata me gurë prej baltës së pjekur. Duke i bërë si gjethe të përtypura. -Këta zogj të grupuar bartnin gurë të nxehtë dhe me ta gjuajtën mbi ushtrinë e Abrahas, nga i pari deri tek i fundit, derisa i shtypën dhe i dërrmuan, duke i bërë të ngjanin si gjethe të përtypura. Allahu ishte i mjaftueshëm për ta thyer këtë ushtri dhe zbriti ndëshkimin e Tij mbi kokat e tyre. Kjo histori është shumë e njohur dhe e dëgjuar. Pikërisht në atë vit lindi Profeti i Fundit, Muhamedi (a.s.). Kjo ngjarje ishte njëra nga shenjat pararendëse të epokës së tij të ndritshme, të ndihmuar nga Zoti i qiejve dhe i tokës. Vetëm Atij i takon lavdia dhe mirënjohja për çdo mirësi!