Al-Qaari'a
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
ٱلْقَارِعَةُ 1 مَا ٱلْقَارِعَةُ 2 وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا ٱلْقَارِعَةُ 3 يَوْمَ يَكُونُ ٱلنَّاسُ كَٱلْفَرَاشِ ٱلْمَبْثُوثِ 4
“Gjëmimi i tmershëm” është një prej emrave të Ditës së Kijametit. Ajo do të jetë një ditë e tmerrshme për krijesat, prandaj dhe i Lartësuari, për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e kësaj dite, thotë:(Ai është)Gjëmimi i tmershëm. Çfarë është Gjëmimi i tmershëm? E ku mund ta dish ti se ç’është Gjëmimi i tmershëm? Ajo është dita kur njerëzit do bëhen si fluturat e shpërndara... -Atë ditë, nga frika e madhe, njerëzit do të lëvizin si të ishin insekte të shpërndarë, valë-valë njëri mbi tjetrin. “El ferash”, siç thuhet në këtë ajet, janë fluturat e natës, të cilat lëvizin në mënyrë të çrregullt, duke u përplasur me njëra-tjetrën, pa ditur nga drejtohen. Nëse ndizet një zjarr, ato nxitojnë për tek ai, pa e ditur se çfarë i pret. E tillë do të jetë gjendja e njerëzve. Ndërsa për malet e larta dhe aq të forta, Allahu i Lartësuar thotë: