Skip to content
Tafsir As-Saadi · Yunus
Sūrah 10

Yunus

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 95

وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ فَتَكُونَ مِنَ ٱلْخَـٰسِرِينَ 95

Pa dyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, prandaj mos u bëj prej atyre që dyshojnë! Mos u bëj si ata që mohuan argumentet e Allahut, se ashtu do të bëheshe nga të humburit. -Nga kjo kuptohet se Allahu i Madhëruar na ka ndaluar nga dy gjëra:1. dyshimet rreth Kur'anit, dhe:2. mohimi i Kur'anit, duke mos e pranuar si Libër të Zotit.E si mund të mohohen apo të vihen në dyshim ajetet e qarta të Allahut të sjella në Kur'an?! Ai është mrekullia e Zotit, që nuk pranon asnjë dyshim. Për ata që bien në këtë gabim, Zoti ka treguar se janë të dështuar dhe nuk arrijnë asnjë lloj fitimi. Ata kanë humbur përfundimisht shpërblimin e dynjasë dhe të ahiretit dhe kanë merituar ndëshkimin në të dyja jetët. Dihet mirë se ndalimi nga diçka konsiderohet edhe si urdhër për të kundërtën e saj. Në këtë mënyrë, nga ajeti kuptojmë se jemi të urdhëruar që të besojmë Kur'anin tërësisht e pa dyshime, me zemër të qartë dhe të qetë për vërtetësinë e tij. E kemi detyrë gjithashtu përkushtimin e plotë për të jetuar sipas mësimeve të këtij Kur'ani. Prej tij duhet të marrim diturinë dhe sipas diturisë së tij duhet të punojmë dhe të ndërtojmë jetën tonë. Vetëm kështu njeriu do të jetë me fitimtarët, që arrijnë qëllimet më të larta dhe virtytet më të plota. Të tillët janë të ruajtur nga dështimi e humbja.