Yunus
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَٱتَّبِعْ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيْكَ وَٱصْبِرْ حَتَّىٰ يَحْكُمَ ٱللَّهُ ۚ وَهُوَ خَيْرُ ٱلْحَـٰكِمِينَ 109
Pasoje atë që të shpallet dhe bëhu durimtar, derisa Allahu të gjykojë(me drejtësinë e Tij). -Allahu i Lartësuar i drejtohet me këtë porosi të vyer, që i drejtohet gjithashtu edhe umetit të tij: Ndiqe atë që po të shpallet! Kjo ndjekje realizohet duke kaluar në katër etapa të domodsoshme:1. Duke e marrë udhëzimin nga burimet e Shpalljes (Kur'an e Sunet).2. Duke punuar e jetuar sipas kësaj diturie, vetëm me qëllimin për të kënaqur Allahun e Madhëruar.3. Gjendja, pamja dhe dukja e njeriut duhet të ngrihen mbi këtë dituri dhe të jenë treguese të saj.4. Ftesa e njerëzve në këtë fe me durim, dituri, urtësi dhe maturi.Pastaj Allahu i Madhëruar jep një porosi për gradën më të lartë të durimit:... dhe bëhu durimtar, derisa Allahu të gjykojë (me drejtësinë e Tij). -Ky është durimi duke jetuar sipas diturisë së Zotit dhe duke ftuar të tjerët në të. Përfundimi i këtij durimi është i lavdishëm. Pastaj mos u dobëso e as ngadalëso! Mos u ligështo për sprovat që të godasin dhe kurrë mos e ul kokën apo të ngadalësosh hapat. Vazhdo në këtë rrugë të lavdisë, derisa Allahu të gjykojë me drejtësinë e tij mes teje dhe çdokujt që të mohon e të kundërshton!Ai është Gjykuesi më i mirë. -Allahu i Madhëruar është më i miri gjykues. Nuk ka dyshim që Profeti (a.s) e plotësoi urdhrin e Zotit të Tij dhe qëndroi i patundur në rrugën e drejtë. Ashtu vazhdoi i patundur, derisa Zoti e lartësoi fenë e Tij mbi të gjitha fetë e besimet në botë. Allahu i Lartësuar i dhuroi atij fitoren mbi armiqtë e Tij në të gjitha planet: qoftë në atë ushtarak, ashtu edhe me diturinë dhe argumentimin përmes fjalës. Allahut dhe vetëm Atij i takon lavdia, dashuria dhe çdo lavdërim e përlëvdim, ashtu si e meriton madhështia e Tij! Lavdëruar qoftë, ashtu si i takon të lavdërohet Bamirësi e Bujari i madh, Dhuruesi i të gjitha mirësive!Këtu përfundon tefsiri i sures Junus. El hamdu lil-lah!