Al-Baqara
এটি আরবি ছাড়া অন্য ভাষায় একটি তাফসীর, Quranic Universal Library (QUL, Tarteel-এর) যেমন রেখেছে, QUL-এর তথ্যের যে উন্মুক্ত কপি spa5k/tafsir_api রাখে তার মাধ্যমে নেওয়া। QUL-এর রেকর্ডে কে এটি লিখেছেন বা অনুবাদ করেছেন কিংবা এটি ছাপা কোন সংস্করণ অনুসরণ করে তা বলা নেই, এবং পাঠটির জন্য কোনো লাইসেন্সের কথাও বলে না, তাই এটি দেখানোর অধিকার যাচাই করা হয়নি। কেউ এটিকে ছাপা বইয়ের সঙ্গে মেলায়নি এবং কোনো আলেম এটি পর্যালোচনা করেননি। প্রতিটি অংশ যে আয়াতগুলোর উপর মন্তব্য করে তার পাশে আছে; আয়াতগুলো Tanzil-এর কুরআনের পাঠ, সেখানে যেমন আছে তেমন। সাবীল এর কিছুই লেখেনি বা অনুবাদ করেনি।
পাঠ নেওয়া হয়েছেQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21-এ নেওয়া
لِّلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَإِن تُبْدُوا۟ مَا فِىٓ أَنفُسِكُمْ أَوْ تُخْفُوهُ يُحَاسِبْكُم بِهِ ٱللَّهُ ۖ فَيَغْفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ ۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ ২৮৪
Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. -Allahu i Lartësuar na tregon në këtë ajet se gjithçka që ekziston në qiell dhe gjithçka që ekziston në tokë është e krijuar nga Ai, i Cili i furnizon dhe i administron çështjet e tyre. Allahu përkujdeset që ata të vënë në vijë çdo problem të tyre. Është Ai që i udhëzon krijesat se si t’i rregullojnë çështjet e tyre të jetës dhe ato të besimit fetar. Gjithçka është pronë e Allahut, të gjithë janë rob e krijesa të Tij, që nuk kanë asgjë në dorë për veten e tyre. Askush nuk mund t’i sigurojë vetes së vet dëm apo dobi. Ata nuk mund të japin as jetë, as vdekje e as ringjallje. Ata janë nënshtruar të gjithë ndaj dikujt tjetër, ndërkohë që Zotëruesi i tyre është Allahu. Është Ai që vepron me sundimin e Tij dhe administron çështjet e tyre. Çdo gjë në gjithësi ndodh në përputhje me urtësinë, drejtësinë dhe bamirësinë e Allahut.E shfaqni apo e mbani të fshehtë atë që e keni në veten tuaj, Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi. -Allahu u ka dhënë krijesave të Tij disa urdhra e disa ndalesa, dhe pastaj do t’i marrë në pyetje për veprimet dhe sjelljet e tyre, për gjithçka që ata e shfaqin apo që e mbajnë të fshehur.Ai fal atë që do dhe e dënon atë që do. -Allahu fal atë rob që përpiqet dhe punon atë gjë që sjell faljen dhe mëshirën e Tij. Nga ana tjetër, Allahu ndëshkon atë rob që bën gjynahe, për të cilat ai nuk është i detyruar t’i bëjë, por i bën thjesht me vetëdije dhe vullnet të lirë.Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. -Allahut nuk mund t’i shpëtojë asgjë. Çdo krijesë është e nënshtruar ndaj pushtetit, dëshirës, dijes, përcaktimit dhe shpërblimit të drejtë të Allahut. Asgjë nuk mund të dalë jashtë këtyre kornizave.