Al-Baqara
এটি আরবি ছাড়া অন্য ভাষায় একটি তাফসীর, Quranic Universal Library (QUL, Tarteel-এর) যেমন রেখেছে, QUL-এর তথ্যের যে উন্মুক্ত কপি spa5k/tafsir_api রাখে তার মাধ্যমে নেওয়া। QUL-এর রেকর্ডে কে এটি লিখেছেন বা অনুবাদ করেছেন কিংবা এটি ছাপা কোন সংস্করণ অনুসরণ করে তা বলা নেই, এবং পাঠটির জন্য কোনো লাইসেন্সের কথাও বলে না, তাই এটি দেখানোর অধিকার যাচাই করা হয়নি। কেউ এটিকে ছাপা বইয়ের সঙ্গে মেলায়নি এবং কোনো আলেম এটি পর্যালোচনা করেননি। প্রতিটি অংশ যে আয়াতগুলোর উপর মন্তব্য করে তার পাশে আছে; আয়াতগুলো Tanzil-এর কুরআনের পাঠ, সেখানে যেমন আছে তেমন। সাবীল এর কিছুই লেখেনি বা অনুবাদ করেনি।
পাঠ নেওয়া হয়েছেQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21-এ নেওয়া
وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُعْجِبُكَ قَوْلُهُۥ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَيُشْهِدُ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا فِى قَلْبِهِۦ وَهُوَ أَلَدُّ ٱلْخِصَامِ ২০৪
Pas ajeteve që nxisin besimtarët ta kujtojnë shumë Allahun e Lartësuar, sidomos në vendet dhe kohët e veçanta të adhurimeve, vijohet me përshkrimin e atyre njerëzve, të cilët flasin shumë, por që veprat e tyre i tradhtojnë. Subhanallah! Fjalët, ose do ta ngrenë lart njeriun që i flet, ose do ta zhysin poshtë. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:Ka ndonjë njeri, fjalët e të cilit mund të të mahnisin ty në këtë botë... -Pra, ka njerëz, fjalët e të cilëve prekin zemrat e dëgjuesve. Teksa i dëgjon, mendon se fjalët e tyre janë plot dobi dhe mirësi. Madje ata, për të vërtetuar fjalët e tyre, betohen në Zotin se, ato që shprehin me fjalë i kanë edhe në zemër, domethënë se janë të sinqertë....dhe që betohet në Allahun për çfarë ka në zemrën e tij... -Pra, për të treguar pastërtinë dhe sinqeritetin e tyre, ata betohen në Allahun, duke pretenduar se ato që thonë me gojë i kanë edhe në zemër. Por, në fakt, ata janë gënjeshtarë, sepse fjalët e tyre nuk përputhen aspak me veprat dhe ndjenjat e tyre. Nëse do të ishin të sinqertë, atëherë fjalët që thonë do t’i vërtetonin me veprat që bëjnë, sikurse ndodh me besimtarët e sinqertë. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:...por që, në realitet, është kundërshtari më i rreptë. -Pra, nëse dikush polemizon me ta ose i kundërshton për një çështje të caktuar, ata shpalosin menjëherë një armiqësi të paparë, tregohen të papërmbajtur, fyes dhe kokëfortë në qëndrimet e tyre, duke shfaqur kështu shumë cilësi të ulëta, që nuk u përkasin besimtarëve të sinqertë. Besimtarët e sinqertë janë njerëz të thjeshtë e të sjellshëm. Ata i nënshtrohen së vërtetës, janë tolerantë dhe falës.